Merrnin para në këmbim të notës kaluese, vihen në pranga 3 persona (EMRAT)

0
16

Policia e Elbasanit ka finalizuar një operacion, ku janë vënë në pranga 3 persona. Sipas njoftimit zyrtar nga policia mësohet se të arrestuarit ushtronin ndikim te pedagogët e Universitetit Aleksandër Xhuvani.

NJOFTIMI I PLOTË

Operacioni nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik në DVP Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit pas një hetimi dy mujor me metoda speciale të hetimit

Finalizimi i operacionit nga Policia e Elbasanit me mbështetjen edhe të Njësisë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndalohen tre shtetas, të cilët ushtronin ndikim te petagogët e universitetit Aleksandër Xhuvani, Elbasan.

Nga Specialistët për Hetimin e krimit Ekonomik e Financiar u finalizua Operacioni Policor “Sezoni“, në funksion të Proçedimit Penal të vitit 2018, pas një hetimi 2 mujor në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan dhe Njësinë e Forcës së Posaçme, Pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u bë i mundur dokumentimi ligjor i aktivitetit kriminal dhe ekzekutimi i Urdhërit për ndalimin e të dyshuarve për krim, konkretisht:

Skënder Stafa, 46 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Precë e poshtme, Njësia Administrative Funar, Bashkia Elbasan.

Qamil Murataj,49 vjeç, lindur në Shikaj Kukës dhe banues në Mëzez-Fushë, Njësia Administrative Kasash, Tiranë.

Medi Hana, 50 vjeç, lindur dhe banues në Skëndërbe, Njësia Administrative Rrajcë, Bashkia Prrenjas.

Shtetasit e lartpërmendur ndërmjetësonin te petagogët për të marrë notën kaluese në shkëmbim të vlerës monetare.

Ndalimi i personave të sipërpërmëndur u bë për kryerjen e veprës penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike“, i parashikuar nga neni 245/2 i Kodit Penal.

Për arsye hetimi nuk bëjmë me dije të tjera detaje.

Vazhdojnë hetimet në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj