Pamjet e Kopshtit zoologjik në Fier që tronditën mediat britanike, reagojnë institucionet shqiptare

0
16

Situata skandaloze në të cilën jetonin kafshët në Kopshtin Zoologjik Safari të Fierit, e denoncuar nëpërmjet një shkrimi nga mediat ndërkombëtare këtë të martë, ka marrë reagimin e autoriteteve shqiptare.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi njoftoi se ka urdhëruar nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit në këtë kopsht zoologjik dhe se kafshët do të merren në mbrojtje nga Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve.

Postimi i plotë

Në përgjigje të lajmit të publikuar në Daily Mail dhe dhjetëra mesazheve për situatën e papranueshme, ku jetojnë disa kafshë në një kopsht zoologjik privat në Fier, urdhërova urgjentisht nisjen e një aksioni nga Inspektorati i Mjedisit, i cili në bashkëpunim me Policinë e Fierit dhe Shoqatën për Mbrojtjen e Kafshëve kanë vendosur të zhvendosin kafshët me qëllim marrjen e tyre në mbrojtje nga kjo e fundit. Aksioni do të vijojë edhe nesër deri në zgjidhjen përfundimtare të kësaj ngjarje të turpshme!”, shkruan Ministri Klosi në postimin e tij në Facebook.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj