“Po më ushtrojnë presion”, Braçe : Nuk ka ditë që të mos marr mesazhe neveritëse nga këta biznesmenë

0
38

Deputeti socialist, Erjon Braçe ka komentuar mbyllen e lojërave të fatit.

Ai tregon edhe se si kanë reaguar sipërmarrësit që ushtrojnë aktivitetin e lojërave të fatit dhe basteve sportive, pas propozimit të mazhorancës për t’i mbyllur deri në fund të këtij viti.

Braçe thotë se po ushtrohet presion ndaj tij nga sipërmarrësit, duke i dërguar çdo ditë nga 20-25 SMS në celular.

“Nuk ka ditë që nuk marr 20-25 mesazhe nga njerëz të kësaj industrie në këtë vend, janë kthyer në sms të neveritshme dhe që ushtrojnë presion mbi deputetin e kuvendit me lloj -lloj formash. Ata nuk mund të më presionojnë, pasi secili që ka shkruar,.ka marrë përgjigje të qartë, pra mbyllja e të gjitha aktiviteteve të basteve sportive. Mbyllja e aktiviteteve të basteve sportive, lojërave online,  nëpër lagje etj., ajo që kam propozuar është se shteti që do vendosë si do organizojë këtë aktivitet në rast se do ekzistojnë. Edhe kazinotë duhet t’i nënshtrohen një tatimi të ri” tha Braçe në Kafein.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj