“Rritje pagash”. Rama: Ja cilët janë sektorët që përfitojnë pas 1 prillit

0
365

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka deklaruar se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë se vitet e tjera, ndërsa theksoi faktin se kjo do të ndikojë në krijimin e një peshë të re sociale më aktive në shoqërinë shqiptare.

Teksa ka folur në forumin “Ekonomik Kombëtar”, shefi i qeverisë theksoi se duke filluar nga 1 prilli i vitit të ardhshëm do të ketë rritje pagash në arsim, shëndetësi, por edhe në sektorin e shëndetësisë.

“Deficiti dhe borxhi të jetë nën kontroll. Nga ana tjetër të kenë gjithnjë soliditet në raport me tërësinë e buxhetit. Ndryshe  nga më parë kur financoheshin përmes huave. Në buxhetin e parë, ne kishim detyrimin kishin detyrimin për të shlyer për stokun e një borxhi të papaguara të qeverisë së mëparshme dhe nga ana tjetër me kërcënimin e  një kolapsi të sistemit të sektorit të energjisë. Këto dy pesha kanë qenë  shumë të rënda për këmbët tona.

Pas kësaj, nxitja e investimeve dhe punësimit. Çdo buxheti i radhëzs është më i madh se paraardhësi, sepse vendi rritet në vite, por buxhetet kanë qenë më të larta se një viti më parë. Brenda strukturës së buxhetit, ju do të shihni se nuk është vetëm më i madh, por edhe rritja e të ardhurave është domethënës në krahasim me një viti më parë.

Ky buxhet është i pari buxhet,  të cilin e hartojmë më një koeficient të kënaqshme liri, pas shtrëngesave të forta që kemi patur në fillim. Të ardhurat e parashikuar, do të mbështesin në radhë të parë  disa politika sociale. Po përgatisim një takim për peshën e sociales për buxhetin tonë, duke marrë të gjithë volumin e marrë ndër vite. Është vërtetë për në një arsyeje për të qenë krenar, por për shumëkënd një arsye për të qenë të suprizuar.  Për here të parë do të hyjë ceku i bebes, i transformuar nga një politikë simbolike, në një politikë, e cila bazohet tek solidariteti kuptimplotë. Janë 30 mijë familje do të përfitojnë për rreth 20 milionë dollarë. Pa a shumë ky është parashikimi për familjet. 8 fish për të parin, 16 fish, 24 të tretin.

Është shumë e qartë se në rastet e binjakëve do marrin si i dytë, ndërsa trinjakët llogariten si i tretë. Duke nisur nga 1 prilli, qëllon që është një ditë përallash, por për ne ka qëlluar një ditë ku kemi patur disa zhvilli8me pozitive për rritjen e pagave dhe kështu do të jetë sërish, për mjekët, mësuesit, mjekët dhe ushtarakët. Në sektorin e shëndetësisë do të kemi rritjen më ta lartë”, tha Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here