“Shqiponjat” dhe FNSH zbarkojnë në Shkodër, ka të arrestuar (Video)

0
27

Një 39-vjeçar ka rënë në prangat e policisë  së Shkodrës për armëmbajtje pa leje. I arrestuari është shtetasi Blerim Beqiri, banues në fshatin Oblikë.

“Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrolleve te befasishme në një lokal, këtij shtetasi policia i gjeti në trup një armë zjarri pistoletë të mbushur me fishek në fole.Gjithashtu gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi Policia gjeti dhe 370 fishekë luftarakë model 56”.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

Ndalimi i tij u bë gjatë kontrolleve të befasishme në lokale, ambiente dhe në akset rrugore.

Kontrollet u kryen  nga Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Forca e Posaçme “Shqiponjat”, efektivat e Komisariatit të Policisë Shkodër, të mbështetura dhe nga FNSH Shkodër.

Gjatë kontrolleve në lokalet e natës nga FNSH dhe policia lokale u shoqëruan për verifikim 10 persona.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj