Vidhte lekët e qytetarëve, arrestohet punonjësi i ujësjellësit

0
459

Policia e Fierit arreston një ish-punonjës të ujësjellësit, i cili akuzohet se ka vjedhur lekët e qytetarëve duke shpërdoruar detyrën.

Blutë bëjnë me dije se specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim: Ramis Lushaku, 53 vjeç, banues në Hamil, Fier.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier me Vendimin e datës 10.05.2018 ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprën penale të “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën” parashikuar nga Neni 135 i Kodit Penal.

Ramis Lushaku duke qenë faturist te ujësjellësi Fier, lekët e qytetarëve nuk i ka depozituar, por i ka përvetësuar duke shpërdoruar detyrën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here