Balla në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, çon prova të reja

0
65

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka mbërritur në prokurorinë e Krimeve të Rënda për të depozituar padinë ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha, deputetit Ervin Salianji si dhe ndaj Florenc Hoxhës, ish-kreu i IMT në Bashkinë e Tiranës.

Burime bëjnë me dije se Balla ka dorëzuar prova të reja për padinë e depozituar një ditë më parë.

Balla akuzon Bashën, Salianjin dhe Hoxhën për “shpifje” dhe “kallëzim të rremë” pas publikimit të videos së Fredi Alizotit.

“Me përgjegjësinë time të plotë unë kallëzuesi Taulant Balla deklaroj se:
1. Nuk kam kryer asnjë veprim apo mosveprim për të ndihmuar shtetasin Agron Xhafaj. Nuk kam kryer asnjë veprim apo mosveprim për të gjetur apo paguar persona të ndryshëm me qëllim krijimin e provave në favor të shtetasit Agron Xhafaj.
2. Gjatë gjithë veprimtarisë dhe jetës sime nuk kam ndihmuar asnjë shtetas për t’i shpëtuar hetimit dhe ndjekjes penale.
Deklarimi i të kallëzuarve prej meje Lulëzim Basha, Ervin Salianji dhe veprimet e Florenc Hoxhës në fabrikimin e provave sipas te cilave unë jam përfshirë në veprimtari kriminale, janë tërësisht të pavërteta dhe të rreme”, deklaron Balla në padinë e depozituar në prokurori.

Ai e akuzon kreun e PD-së se nga selia e PD ka përhapur informacione të rreme për të.
“Radhës së deputetëve të Partisë Demokratike, për shpifje të gjithëllojshme ndaj personit tim, i është bashkuar së fundmi deputeti i radhës z.Lulëzim Basha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike.
I kallëzuari prej meje Lulëzim Basha, në datën 15.10.2018, nga foltorja në selinë e Partisë Demokratike, me dijeni të plotë, ka përhapur informacione konkrete, të rreme dhe me qëllim të drejtpërdrejtë diskreditimin tim si personalisht ashtu edhe si funksionar publik.
I kallëzuari prej meje ka zgjedhur që përhapjen e informacioneve të rreme ta kryejë publikisht, nëpërmjet një deklarate për mediat dhe e cila ka zgjatur 6 minuta.
I kallëzuari ka deklaruar sic vijon:
“…Fakte per inkriminimin e Taulant Balla per te krijuar dhe paguar nje deshmitar te rreme me qellim mbrojtjen e trafikantit te droges Agron Xhafa…”
Sipas kësaj deklarate, i kallëzuari prej meje ka transmetuar në publik mesazhin se une kam kryer vepra penale kundër drejtësisë, si “Moskallëzim krimi” (neni 300 K.P), “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës” (neni 301 i K.P) dhe “Përkrahje e autorit të krimit” (neni 302 i K.P), në bashkëpunim me persona të tjerë, edhe këta funksionarë të lartë të shtetit”, shkruan Balla për Bashën.

Në videon e Alizotit ai deklaron se është marrë në makinë nga drejtori i policisë Ardi Veliu dhe është takuar me Ballën para prokurorisë ku më pas do të bënte deponimin se ishte ai personi që kishte imituar Agron Xhafajn. Këtë akuzë si Veliu ashtu dhe Balla e kanë mohuar kategorikisht. Madje të dy kanë deklaruar se nuk janë takuar asnjëherë me Fredi Alizotin. Balla më pas nxori emra të tjerë, si përfaqësues të PD-së që sipas tij kanë bërë videon.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj