“Banorët presin t’i vizitoni për t’ju gatuar”, njihuni me ishullin e ndaluar

0
823

E besoni apo jo, ka ende vende ku njerëzit nuk dinë asgjë për teknologjinë, ose çfarë ndodh jashtë.
Ndonëse kjo tingëllon si diçka e pamundur, kështu është realiteti i jetës në një ishull në Oqeanin Indian, i quajtur Ishulli Sentinel i Veriut. Është një ishull i vogël 72 km² dhe rreth 8 km i gjerë.

Ky vend mbetet një mister dhe nuk është hulumtuar ende, sepse banorët e tij nuk kanë lejuar hyrjen e të tjerëve dhe çdo person që tenton të futet do të vdesë.

Ky fis prej 400 njerëzve (përafërsisht), i vret të gjithë ata që u afrohen, sepse e shohin çdo gjë si një lloj agresioni.

Kjo pjesë e vogël e tokës është pjesë e arkipelagut të ishujve Andaman, të cilat administrohen nga qeveria indiane, por fisi Sentinel, është një komunitet i pavarur.

Ata nuk lejojnë askënd pranë vendit të tyre.

Kjo është e njohur për shkak se shumë turistë janë përpjekur për të arritur atje, por kanë gjetur vetëm probleme.

Në fakt, në vitin 2006, një çift i peshkatarëve erdhi aq afër, ata u kapën dhe më pas u vranë nga anëtarët e fisit.

Këta njerëz as nuk pranojnë ndihma humanitare dhe s’duan asgjë që ka të bëjë me pjesën tjetër të botës.

Pas cunamit në vitin 2004, të gjithë u erdhën në ndihmë, por ata i kanë pritur me shigjeta dhe nuk lejojnë asnjë helikopter të afrohet.

Duket e pabesueshme, por besohet se pavarësisht se kanë armë metalike, këta njerëz ende nuk e dinë zjarrin. Me sa duket, armët janë bërë me mbetjet e anijeve që janë zhytur rreth ishullit.

Mund të thuhet se Fisi Sentinel ende jeton në epokën e gurit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here