Bollino sulmon policët denoncues: Kam parë dokumentet, opozita të jetë më e kujdesshme

0
29

Gazetari Carlo Bollino ka sulmuar oficerët e policisë që kanë denoncuar qeverinë Rama. Duke u nisur nga rasti i Xhisiela Malokut, Bollino ka përfunduar duke folur për Dritan Zaganin.

Sipas Bollinos edhe denoncimi i Zaganit është afërsisht 80% i pavërtetë.

Ndërsa duke folur për akuzat e shumta të opozitës muajt e fundit ndaj qeverisë, Bollino është shprehur se janë denoncime të tepruara dhe duhet të ishte më e kujdesshme.

‘Rasti i Rexhep Rrahja, mjaftonte. Denoncimi i opozitës arrinte deri tek Çitozi.

Mjaftonte ky episod, nuk mjaftonte të shpikte, sipas mendimit tim dhe dokumenteve. Nga hetimet ka dalë një kontradiktë shumë e trashë’, është shprehur Bollino për rastin e Xhisiela Malokut.

Duke folur për denoncimin e Dritan Zagani, Carlo Bollino është shprehur se ka parë dokumente dhe rreth 80% e denoncimit të tij nuk është e vërtetë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj