I kërkuat Ramës pushtet në tavolinë?/ Basha me deklaratë të fortë: Janë paguar disa demokratë

0
39

Edi Rama ka qëllim që të ulë besuëshmërinë e opozitës në publik. Dhe për të arritur këtë, po përdor veten e tij, mediat dhe analistë të paguar. Por edhe disa demokratë”.

Kështu ka deklaruar Lulzim Basha mbrëmjen e së enjtes në Opinion, teksa u pyet për marrëveshjen e 17 Majit nëse i kishte kërkuar kundërshtarit politik pushtetin në tavolinë.

“PD do të vijë në pushtet me votë. Donika Prela dhe Arta Marku do të shkojnë para drejtësisë një ditë” – tha Basha.

Pjesë nga intervista:

Fevziu: I keni kërkuar Ramës, si me gjysmë zë, po sikur të ndajmë pushtetin herë unë herë ti, si mund t’ia kërkosh?

Basha: Duhet ta bëj të qartë që është mashtrim, idiotësi logjike. Është një mashtrim i njeriu që nuk ka as vullnet dhe as qëllimin të mirëqeveris, as të bëjë sikur po qeveris, është vënë në një fushatë të ethshme kundër opozitës. Ka një qëllim kjo fushatë… zbulon derexhenë që është katandisur kjo qeverisje, do të godasë besueshmërinë e opozitës, duke goditur opozitën në çdo rast, duke thënë se i kam kërkuar pushtetin.

Fevziu: Pse mos ta besoj?

Basha: Beso çfarë të duash, pushteti në tavolinë nuk kërkohet as merret…

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj