I përfshirë në një grup të njohur kriminal, si përgjimet e fundosën Stresin

0
1003
Arrestimi i reperit të njohur Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit, Stresi, bëri shumë bujë mbrëmjen e djeshme.
Ai u arrestua në një hotel në Linzë të Tiranës, ku ju gjetën armë dhe drogë.
Bashkë me të në dhomën e hotelit ishte edhe një vajzë 20 vjeçare, për të cilën policia gjithashtu ka nisur porcedurat e hetimit.
Sipas të dhënave të policisë, Stresi është mbajtur në përgjim prej disa muajsh, dhe arrestimi i tij nuk ka qënë thjeshtë një kontroll rutinë i policisë.
Kujtojmë se Gjykata e Tiranës më herët kishte dhënë masën e sigurisë arrest me burg me kërkesë të Prokurorisë për reperin, i cili akuzohej për: “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.
Ndërsa grupi kriminal që vepron në Tiranës pjesë e të cilit dyshohet se është edhe Stresi, akuzohet për “trafikim narkotikësh” dhe “krimesh kundër personit”.
Stresi nuk është i panjohur për policinë pasi herën e fundit, Stresi ka përfunduar në prangat e policisë, ka qenë në 13 prill të këtij viti, teksa konsumonte kokainë në një lokal në Tiranë. M
Ndërkaq, ai është arrestuar edhe disa herë të tjera, pasi qarkullonte me armë pa leje.
Madje në disa raste reperi shqiptar i ka publikuar vetë foto me armë në rrjetet sociale, madje edhe duke bërë qitje si dhe duke qëlluar në ajër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here