Ish-presidentit të Milanit i bllokohet pasaporta

0
29

Jonghong Li erdhi me shumë bujë te Milani dhe falë “pasurisë” së tij, pretendohej që të ngrinte kuqezinjtë në nivelet më të larta të futbollit Botëror. Megjithatë, asgjë nuk shkoi ashtu siç duhet, ku përveç dështimeve në rezultate dhe mungesës së blerjeve të lojtarëve të mëdhenj, Milani po përballet edhe me sanksione të ndryshme nga UEFA. Milani vendosi që të largonte kinezët dhe të afronte në skuadër shoqërinë amerikane Eliot.

Mesa duket, ky ka qenë ndër vendimet më të mira të kuqezinjve në vitet e fundit, duke qenë se ish-pronari Li Jonghong po përballet me probleme financiare në Kinë. Qeveria kineze i ka bllokuar pasaportën dhe nuk e lejon që të largohet nga vendi. Shkak për këtë, janë bërë borxhet e shumta të akumuluara në vitet e fundit, ndërkohë që në Itali, ai prezantohej si një nga më të pasurit, aq sa arriti të merrte edhe drejtimin e kuqezinjve

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj