Mbërrin në prokurori Artur Bushi me 4 orë vonesë. Reagon pas dëshmisë: Do të dalin të gjithë, ja politikani që hodhi baltë ndaj meje

0
430

Ka mbërritur në Prokurorinë e Tiranës kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi. Kryebashkiaku pritej në prokurori që në orën 10:00. Bushi është thirrur për t’u pyetur për hetimet që po zhvillohen për rastin “Xhisiela”.

Ka qëndruar për gati 40 minuta në ambientet e prokurorisë së Tiranës, Artur Bushi i cili akuzohet nga ish oficeri Emiljano Nuhu se ishte kërcënuar për të mbyllur dosjen e djalit të deputetit socialist, Rrahman Rraja.

Sapo doli nga prokuroria (Ora 15: 20) Artur Bushi hodhi poshtë akuzat dhe akuzoi Berishën si autori i baltës.

“Ka prova të sinjalit telefonik. Do të dalin të gjithë. “Asnjë prej nesh nuk ka qenë pranë komisariatit. Është vazhdë e baltës së hedhur të Saliut ndaj meje dhe jemi mësuar.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here