Regjistrimi i portaleve online, PD letër AKEP: Pezullo urdhrin

0
458

Kryetarja e Komisionit të Medias, deputetja demokrate Albana Vokshi i ka dërguar një letër AKEP ku i ka kërkuar të pezullojë urdhrin për regjistrimin e portaleve në Qendrën Kombëtare të Bizneseve dhe publikimin e nipt-it. Sipas Vokshit ky urdhër është antikushtetues dhe i paligjshëm.

STATUSI I VOKSHIT

URDHËRI I AKEP-it, ANTIKUSHTETUES DHE ANTILIGJOR

Urdhri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:

– në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;

– në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.

Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhri antikushtetues dhe antiligjor.

Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore – siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here