SHBA i përgjigjet Vulin: Pavarësia dhe sovraniteti i Kosovës janë të përhershme

0
30
Dhoma e Komitetit për Politikë të Jashtme, në krye me kongresistin Eliot Engel, ka reaguar sot ndaj kritikave serbe për deklaratat e ambasadorit amerikan në Beograd.
“Njohja e Shteteve të Bashkuara për sovranitetin e Kosovës është e përhershme”, thuhet në përgjigjen e tyre, ndaj ministrit të mbrojtjes Aleksandar Vulin.
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Kyle Scott, kishte thënë se Qeveria e Kosovës “nuk është e ashtuquajtura qeveri, por është Qeveri e Kosovës, e cila është shtet i pavarur dhe sovran, me përfaqësuesit e saj të zgjedhur”.
Për këtë, ministri i mbrojtjes pro-Rusi i Serbisë, Aleksandar Vulin, denoncoi ambasadorin e SHBA në Serbi dhe tha se ai duhet të largohet nga Serbia.
Vulin tha në një deklaratë se ambasadori i SHBA Kyle Scott, “ka harruar se Serbia nuk është një koloni dhe se ai nuk mund të shkelë dinjitetin e vet”.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj