Turqia: Truproja e princit arab orkestroi likuidimin e gazetarit të “The Washington Post”

0
428
Zyrtarët turq kanë konfirmuar se Maher Mutreb e ka udhëhequr ekipin përgjegjës për zhdukjen dhe likuidimit të gazetarit disident saudit.
Truproja e trashëgimtarit të fronit saudit Mohammed bin Salman e ka udhëhequr operacionin kundër gazetarit Jamal Khashoggi, kanë konfirmuar zyrtarët e lartë të Turqisë.
Al Jazeera ka publikuar xhirimet e kamerave të sigurisë ku shihet Maher Abdulaziz Mutreb, udhëheqësi i grupit i cili, siç pretendojnë autoritetet turke, qëndron pas zhdukjes dhe vrasjes së gazetarit Jamal Khashoggi.
Khashoggi është llogaritur si i zhdukur prej 2 tetorit, kur ka hyrë në konsullatën saudite në Stamboll.
Në fotografi shihet sesi Mutreb hynë në konsullatë në orën 9:55 në mëngjes më 2 tetor, një orë para ardhjes së Khashoggit.
Mutreb është xhiruar se si ditën e njëjtë del nga shtëpia e konsullit në orën 16:53.
Ditën e njëjtë Mutreb dhe ekipi i tij janë xhiruar gjatë braktisjes së hotelit “Movenpick”, në afërsi të konsullatës.
I dyshuari kryesor është xhiruar edhe në hyrje të aeroportit të Stambollit në orën 18.
Sipas evidencës së Aeroportit “Ataturk”,ekipi i Mutrebit i është nënshtruar kontrollit të pasaportave me rastin a arritjes në orën 3:30 në mëngjes më 2 tetor, ndërsa e ka braktisur Turqinë mbrëmjen e njëjtë në orën 18, me dy aeroplanë privatë Sky Prime Aviation.
Siç transmeton New York Times, Maher Abdulaziz Mutreb është parë në shoqëri me princin Bin Salman në aeroportet e Parisit dhe Madridit, dhe ka qëndruar në afërsi të tij edhe gjatë vizitës në Hjuston, Boston dhe në Kombet e Bashkuara.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here