U akuzua si pjesëtar i “bandës së Berishës”. Sali Lushaj dëshmon në prokurori: Ja dëmshpërblimi që kërkon nga Balla

0
24

Pas akuzave si pjesëtar i “bandës së Berishës” që ka bërë regjistrimet, ditën e sotme në Prokurori Sali Lushaj ka dëshmuar për videon ku shfaqet Fredi Alizoti.

Sipas informacioneve mësohet se Lushaj ka kërkuar dy milionë lekë të reja dëmshpërblim nga Balla.

Në videon e dytë të publikuar për çështjen ‘Babalja’ deputeti i PD-së Ervin Salianji paraqiti sipas tij bisedën mes Sali Lushajt dhe Fredi Alizotit, bisedë në të cilën implikohej emri i Ballës.

Pas këtij momenti Balla tha se nuk ka folur asnjëherë në telefon as me kunatin e Babales dhe as me kunatin e kreut të PD-së. Ditën e sotme Balla ka dëshmuar tek Krimet e Rënda për ‘Babalen’, ndërsa theksoi se nuk kishte pasur kurrë kontakte me Alizotin.

Kujtojmë këtu se pak ditë më parë Sali Lushaj, paditi në Prokurori Ballën.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj