“Ushtria e Kosovës”, reagon ashpër Serbia: Terroristët po marrin armët në duar

0
23

Pasi Kuvendi i Kosovës miratoi dje tri projektligje për FSK-në, projektligje këto që i hapin rrugë formimit të ushtrisë së Kosovës,  ka ardhur menjëherë reagimi i spektrit politik të Serbisë.

Për këtë ka reaguar edhe ministri i Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Ai ka thënë se ushtria e Kosovës po krijohet për të kërcënuar serbët dhe Serbinë. Sipas tij, përderisa Rezoluta 12/44 është ende në fuqi, shteti i Kosovës nuk mund të krijojë ushtrinë e saj.

“Përderisa Rezoluta 1244 është akoma në fuqi në Kosovë dhe Metohi nuk mund të ketë forca të tjera të armatosura përveç KFOR-it. “Ushtria e Kosovës”, në të cilën nuk ka serbë dhe serbët dhe Serbia është kundër krijimit të kësaj ushtrie, atëherë kjo ushtri do të krijohet vetëm për të kërcënuar Serbinë dhe serbët”, deklaroi Vulin

Ai shprehet se kjo është e rrezikshme, pasi armët tashmë kanë rënë në duart e terroristëve, të cilët nuk  kanë shfaqur aspak pendesë.

“Duke u vënë armë të rënda në duar terroristëve të papenduar, ky është një kërcënim për paqen dhe një mundësi e përsëritjes së krimit”, shtoi ai.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj