Rrjeta e merimangave 1,000m2 mbulon liqenin grek

0
754
Një liqen në veri të Greqisë është transformuar në një skenë filmash horror pasi është mbuluar me një rrjetë të thurur nga një koloni merimangash.
Pamjet e frikshme të liqenit Vistonida tregojnë bimësi gardhe e pemë të vogla të mbuluara nga rrjeta e artropodëve të vegjël.
Ekspertët thonë se fenomeni është rezultat i punës së qindra mijëra merimangave Tetragnatha, të cilat janë orientuar drejt zonës prej temperaturave të ngrohta jashtë sezonit.
Ato njihen për ndërtimin e rrjetave pranë habitateve me ujë, dhe disa prej tyre thuhet se ecin në ujë.
Rritja në popullatën e mushkonjave gjithashtu nxit numrin e merimangave që kërkojnë ushqim, ndërkohë që thurin rrjeta edhe për ciftëzim.
 “Kjo vjen nga një mbipopullim merimangash …pasi ka bollëk ushqimi,” tha biologu vendas Euterpe Patetsini, duke paralajmëruar se rrjetat mund të shtohen prje temperatiuravetë ngrohta dhe lagështirës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here