Rusi, fundoset platforma detare me aeroplanmbajtësen brenda

0
603
Katër punonjës u plagosën ndërsa një rezulton i humbur, teksa një nga molet më të mëdha të lëvizshëm të Rusisë u fundos sot, teksa mbante aeroplanmbajtësen gjigante ushtarake.
Incidenti ndodhi në portin e Murmansk në veriperëndimin arktik të vendit, ku aeroplanmbajtësja e vetme e ushtrisë ruse ‘Admiral Kuznetsov’ po kryente punime mirëmbajtjeje. Luftanija gjigante ishte parkuar mbi dy platformat më të mëdha lundruese në botë.
 Sipas raportimeve nga porti, një qark i shkurtër solli ndalimin e pompave  duke bërë që depozitat të mbusheshin shpejt me ujë dhe struktura nisi të fundosej.
Rreth 70 punëtorë u evakuuan me shpejtësi nga platforma, por jo të gjithë shpëtuan pa u lënduar. Katër punonjës u çuan në spital pasi ranë në kontakt me ujin e akullt të Arktikut, një prej të cilëve kishte një plagë në bark. Ndërsa një tjetër punëtor rezulton i humbur, me gjasa i vdekur.
Gjatë fundosjes së molit lëvizës, dy nga vinçat tij të lartë u shembën, një prej të cilëve në kuvertën e aeroplanmbajtëses. Luftanija sapo ishte duke dalë nga impianti kur ndodhi aksidenti, kështu që i gjithë ekuipazhi i saj ishte në postet e tyre. Kiçi i anijes pësoi një vrimë rreth katër metra të gjerë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here