Arrestohet aktori i njohur, u zu me grushte për një vend parkimi

0
482

Aktori amerikan Alec Baldwin është arrestuar në Nju Jork, nën akuzën se ka rrahur me grushte një person, pas një debati për një vend parkimi.

Një zëdhënës i policisë lokale deklaroi se aktori u ndalua dhe iu komunikua akuza e agresionit. Kjo nuk është hera e parë që 60-vjeçari përballet me ligjin. Në vitin 2014, ai u arrestua për prishje të rendit publik.

Sipas policisë, një anëtar i familjes së tij kishte zënë një vend parkimi për Kadillakun e Baldwin, kur papritur një person tjetër ndërhyri me automjetin e vetë dhe e zuri hapësirën.

Mes aktorit dhe personit tjetër nisi një sherr verbal që kaloi në shtyrje fizike dhe më pas në goditjen me grusht. Personi i lënduar, 49-vjeç, u dërgua në spital pas dhimbjeve në nofull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here