Futi në sherr Ministrinë e Drejtësisë me KLD, KPK zbardh vendimin e shkarkimit për Ahmet Jangullin

0
370

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit zbardhi dje vendimin e plotë për ish-gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Shkodrës, Ahmet Jangulli. I njohur ndryshe edhe si gjyqtari që futi në sherr Ministrinë e Drejtësisë me Këshillin e Lartë të Drejtësisë sepse Etilda Gjonaj pati kërkuar më parë shkarkimin e tij, Ahmet Jangulli u “ndëshkua” nga KPK para pak ditësh. Ai kishte probleme të shumta me pasurinë.

“Trupi gjykues, pas vlerësimit të pretendimit të subjektit, çmon se subjekti gjendet në situatën e mungesës së burimeve të ligjshme në shumën 93.056 lekë për blerjen e automjetit, por edhe për shpenzimet e kryera gjatë këtij viti, si dhe vlerëson se veprimi i shkëmbimit të makinës mbetet i dyshimtë, pasi shpjegimet e subjektit të rivlerësimit nuk e bindën trupin gjykues për të kundërtën e rezultateve të hetimit. Subjekti nuk ka pasur burime të mjaftueshme financiare për shtimin e likuiditeteve në vitet 2005 – 2012 në shumën 6.672.993 lekë, për pasojë rezulton se subjekti nuk ka pasur të ardhura të mjaftueshme për kursimet e krijuara, të cilat i deklaron në deklaratën “Veting” si të dhëna hua. Subjekti nuk ka deklaruar në deklaratën periodike të vitit 2014 dhe ato ndër vite, shumat e dhëna hua, sipas deklaratave të huamarrësve”, thuhet në njoftimin e KPK. Për Ahmet Jangullin ngrihen dyshime edhe për pastërtinë e figurës. Sipas DSIK, ai në bashkëpunim me një prokuror disa vite më parë dyshohet se kanë favorizuar të pandehurit në dhënien e tri vendimeve duke marrë shuma parash në këmbim. “Komisioni arrin në përfundimin se: Subjekti i rivlerësimit, z. Ahmet Jangulli, ka bërë deklarim të pamjaftueshëm dhe nuk ka dhënë shpjegime bindëse lidhur me kriterin e vlerësimit të pasurisë dhe atë të figurës. Duke analizuar raportin e DSIKI-së, si dhe materiale të tjera nga institucionet ligjzbatuese dhe konstatimet e Komisionit gjatë hetimit, mbi dosjen gjyqësore të subjektit të arsyetuara më lart në vendim, të krijojnë dyshime mbi pastërtinë e figurës së subjektit të rivlerësimit”, sqarohet në vendimin e KPK.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here