Rritja e pagave, ja kategoritë e mjekëve dhe infermierëve do të përfitojnë

0
562

Rritja e pagave për mjekët dhe infermierët, do të vijojë edhe gjatë vitit 2019.

Në vijim të politikave të qeverisë për rritjen e pagave në sektorin e shëndetësisë, Këshilli i Ministrave ka miratua rritjen me 10% të pagave për mjekët dhe infermierët në projekt buxhetin për vitin e ardhshëm.

Janë rreth 18 e 415 punonjës në sektorin e shëndetësisë të cilët do të përfitojnë nga rritja e pagave vitin e ardhshëm.

Me buxhetin e ri të 2019, qeveria shqiptare ka akorduar një fond vjetor prej 1 miliardë lekësh për rritjen e pagave për bluzat e bardha.

Sipas ministrisë së Financave, nga rritja e pagave do të përfitojnë 4,650 mjekë.

Ndërsa numri i infermierëve të cilët përfitojnë nga mbështetja e qeverisë për rritjen e pagës, duke nisur nga viti i ardhshëm është 13 e 765, ku përfshihen edhe laborantët dhe farmacistët e spitaleve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here