Pr/Buxheti 2019, Ahmetaj shpall projektin Tiranë-Durrës me pagesë

0
16

Në Komisionin e Ekonomisë u disktua sot relacioni për Projektbuxhetin 2019, ku prezantimin e bëri Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj.

Sipas Ahmetaj buxheti 2019 do të vijojë të mbështesë konsolidimin e mëtejshëm të reformave të ndërmarra që promovojnë rritjen ekonomike dhe punësimin.

Politika fiskale do të vijojë të orientohet drejt konsolidimit fiskal për të vijuar trajektoren rënëse të raportit të borxhit publik ndaj PBB. Ky objektiv i politikës fiskale është tejet i rëndësishëm për të siguruar ambientin makroekonomik për një rritje të qëndrueshme ekononomike mbi nivelin prej 4%, dhe rritjen e punësimit. Rritja ekonomike dhe punësimi, do të mbështetet edhe nga objektivi tjetër i planifikuar në këtë buxhet, ai i sigurimit të një niveli të lartë të investimeve publike prej 5% e PBB.

Defiçiti buxhetor për vitin 2019 planifikohet në nivelin 1.9% të PBB, që është niveli më i ulët i targetuar në ligjin vjetor të buxhetit në dy dekadat e fundit. Për të katërtin vit rradhazi bilanci primar parashikohet të jetë pozitiv në nivelin 0.5% të PBB. Në fund të vitit 2019 borxhi publik pritet të bjerë në nivelin e 64.9% të PBB, sipas relacionint mbi Projekt Buxhetin 2019.

Financimi i politikave të reja:

Rritjen e pagave në sektorët e shëndetësi, arsim parauniversitar, mbrojtje dhe sistemi penitenciar me një rritje prej 7%. Gjithashtu parashikohet dhe një rritje e pagës për punonjësit e përfaqësive diplomatike. Numri i përfituesve është 64 865 punonjës me një kosto prej 3 miliardë lekë në vit.

Shpërblimin për çdo lindje me synim përmirësimin e treguesit demografik të moshës mesatare të popullsisë nga e cila parashikohet të përfitojnë rreth 30 mijë familje.

 

Tiranë-Durrës me 3 akse, financimi nga tarifa e rrugës

Një tjetër pikë ku Ministri Ahmetaj u ndal ishte edhe financimi i projekteve infrastrukturore, ku në synimet e qeverisë është edhe kompletimi i akseve brenda 2021. Rruga e Arbërit është tashmë një fazë të avancuar të punimeve.

Një tjetër projekt infrastrukturor është edhe zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, e cila do të zgjerojë të dy anët e rrugës me një korsi shtesë. Ky projekt sipas ministrit Ahmetaj, nuk do të paguhet nëpërmjet buxhetit. Ndërtimi i tij do të financohet fillimisht nëpërmjet investitorëve me anë të Partneritetit Publik Privat dhe kalimi i rrugës do t’i vendoset një tarifë.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj