Miliarderi Bill Gates shfaqet në konferencë me një kavanoz, nuk do ta besoni çfarë ka brenda

0
474

Miliarderi filantropist dhe themeluesi i kompanisë Microsoft, Bill Gates u shfaq në një event në Pekin në mënyrë të pazakontë. Ai tregoi përpara të pranishmëve një kavanoz me feçe njerëzore.Gates po fliste në një panair për tualetet- që synon të ekspozojë teknologjitë e reja në këtë fushë. Fondacioni ‘Bill dhe Melinda Gates’ ka shpenzuar më shumë se 200 milionë dollarë gjatë shtatë viteve të fundit për kërkime në këtë fushë.

“Duhet ta them, një dekadë më parë nuk e kisha imagjinuar kurrë që do të dija kaq shumë për jashtëqitjen,” bëri shaka Gates.

“Dhe as që e kisha menduar se Melinda do më thoshte që të mos flisja më për jashtëqitjen në tavolinën e bukës”.

Sipërmarrësi është pjesë e një nisme treditore në Kinë. Presidenti i këtij vendi, Xi Jinping tha se do të nisë një revolucion tualeti në mbarë vendin. Në panair u ekspozuan pajisje të ndryshme, mes tyre një teknologji higjienike për ndarjen e mbetjeve likuide dhe solide.

Teksa tregoi kavanozin me jashtëqitje, Gates tha se aty ka më shumë se 200 trilion qeliza rotavirusi, 20 miliard baktere Shigela dhe mbi 100 mijë vezë krimbash parazitarë.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 2.3 miliard njerëz në botë nuk kanë akoma akses minimal në shërbimet bazike të higjienës. Kjo shkakton mijëra raste kolere, diarreje dhe dizenterie.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here