Detajet e reja. “Il Padrino” i Vlorës që u ekzekutua në Durrës i dënuar me 10 vite burg për vrasje

0
570

Postuar: 07/11/2018 – 08:28

Po kush është Edison Harizaj, i cili u vra në një atentat mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Mësohet se 39-vjeçari Harizaj ka qenë i dënuar me 10 vite burg për vrasje dhe ka përfunduar dënimin në vitin 2010.

Në Vlorë, Edisoni njihej me emrin “Il Padrino” dhe asgjë nuk bëhej pa miratimin e tij.

Edison Harizaj, i cili ishte edhe miku i Emiljano Shullazit u ekzekutua mbrëmjen e djeshme në lagjen 13 të Vlorës, teksa ai dhe shoku i tij Genci Caca po udhëtonin nga Tirana në drejtim të Vlorës.

Nuk ka ende informacion se kush e ka kryer krimin, por policia gjeti ne zonën e Shën Vlashit një automjet të djegur, që dyshohet se i përket autorëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here