Angli, klubi Everton merr dy vjet pezullim transfertash të akademisë

0
22
Klubi anglez i futbollit Everton është ndaluar të nënshkruajë me futbollist të akademisë së të rinjtë për dy vjet, pasi u shpall fajtor për shkelje të rregullave të rekrutimit.
Autoritetet e Premier League zbuluan se stafi i akademisë së Everton i kishin ofruar nxitje e joshje një futbollisti të ri dhe familjes së tij për ta regjistruar me klubin.
Klubi është gjobitur gjithashtu me 500,000 paundë.
Premier League tha gjithashtu se hetimet e brendshme zbuluan se Everton kishte bërë sjellje të ngjashme dhe me gjashtë lojtarë të tjerë të akademisë.
Në deklaratën e tyre, Everton pranonte fajin: “Ne jemi shumë të zhgënjyer me disa praktika të zbuluara që nuk janë pjesë vlerave tona dhe të papranueshme për Everton Football Club.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj