Bullgari, prokuroria kërkon heqjen e imunitetit të gjashtë deputetëve

0
13
Prokurori i përgjithshëm i Bullgarisë Sotir Tsatsarov dorëzoi sot një kërkesë formale për heqjen e imunitetit parlamentar të gjashtë deputetëve, të cilët po hetohen në katër cëshje kriminale.
Tre nga deputetët në fjalë janë të partisë populiste Volya, ,më e vogla e parlamentit, dy nga opozita sociaslite dhe një nga partia partnere e koalicionit të qeverisë GERB.
Deputetët nga partia Volya ishin lideri i saj Vesselin Mareshki, i njohur për bizneset e tij të karburanteve dhe farmaceutikës me çmime të ulëta, Krastina Taskova e Plamen Hristov. Të treve u ishte hequr imuniteti dhe vitin e shkuar për disa hetime ryshfeti e zhvatjeje, të cilat duket se kanë lidhje dhe me akuzat e reja.
Mareshki tha sot se ai dhe kolegët e tij nuk do të pranojnë heqjen e imunitetit, duke lënë vetëm që parlamenti ta bëjë këtë me votë. Ai e përshkroi lëvizjen si tentativë për të vënë në presion politik mbi partinë Volya.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj