Dako i përgjigjet ashpër Alibeajt: Je më i pafytyri, ja ku e ke dërguar vëllain tënd të dënuar për krime të rënda

0
17

Kreu i Bashkisë Durrës, Vangjush Dako, i është përgjigjur akuzave të bëra nga deputeti i PD, Enkelejd Alibeaj.  Dako në një postim në Facebook shkruan se  Alibeaj do padi në gjykatë. Më tej kreu i Bashkisë Durrës shkruan se  Alibeaj “është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon”.

POSTIMI I PLOTË

Ou! Edhe Enkelejd Alibeaj do padi për gjyq kështu? Mos! Ky është me i pafytyri në fakt se ky vëllain e ka të dënuar jashtë shtetit për krime të rënda, por i kërkon llogari të tjerëve për kushërinjtë e 15 apo për zgjedhësit e 15 mijte me të cilët flasin në telefon! S’ka problem, padia direkt dhe pastaj flasim para gjykatësit, meqë edhe ky vemje e llojit të vet më legen, dashka drejtësi!

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj