Finalizohet operacioni “Pritja”, arrestohen 3 zyrtarë të lartë në Tiranë

    0
    495

    Tre punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë janë arrestuar sot nga seksioni për Krimin Ekonomik-Financiar, në kuadër të operacionit të koduar  “Pritja”.

    Shpërdorojnë detyrën, duke i shmangur masën administrative një subjekti tregtar, në këmbim të ryshfetit.

    Arrestohen në flagrancë tre punonjës të Hetimit Tatimor- Tiranë.

    Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë finalizuar operacionin e koduar “Pritja” si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

    • Maluen Hoxha, 30 vjeç, banues në Tiranë,

    • Alban Kapo, 28 vjeç, banues në Durrës,

    • Idajet Vrapi, 28 vjeç, banues në Durrës, të tre me detyrë punonjës të Hetimit Tatimor pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve Tiranë.

    Këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën, pasi kundrejt një shume prej 30.000 lekë, kanë favorizuar një subjekt tregtar në qytetin e Korçës, duke i shmangur masën administrative.

    Hetimet po vijojnë.

    Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale bazuar në nenet 248/25 dhe 259/25 të Kodit Penal.

    LEAVE A REPLY

    Please enter your comment!
    Please enter your name here