Iu gjetën 3 armë dhe municione në garazh, policia italiane liron biznesmenin shqiptar dhe 2 nga 3 vëllezërit e tij (Emrat+Detaje)

0
386
Vëllezërve Sallaku iu gjend dje në një vilë në liqenin Iseo që rezulton në pronësi të tyre, 3 pistoleta me municione. Ka qenë pikëisht gjetja e këtyre armëve që ka dërguar në burg vëllezërit Sallaku, të cilët dyshohen edhe si pjesëtarë të organizatës së shkatërruar ditën e djeshme që shpërndante drogë nga provinca e Parmës dhe Bergamos drejt Breshës.

Ndërsa sot biznesmeni shqiptar Gëzim Sallaku dhe dy vëllezërit e tij, Gazmir dhe Isuf Sallaku, janë liruar këtë të enjte nga burgu. Ndërsa vëllai i tretë i Gëzimit, Taulant Sallaku vijon të mbetet brenda nën akuzën e përfshirjes në një organizatë narkotrafikantësh dhe armëmbajtjes pa leje.

Lirimi i tyre është bërë i ditur nga mediat italiane, të cilat nuk japin detaje për vendimin e marrë nga Gjykata

Gëzim Sallaku, pronari i kulbit të futbollit “Darfo Boario”, është hetuar edhe më parë nga drejtësia italiane për evasion fiskal si dhe për fshehje të të ardhurash.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here