Jashtëtokësorët po na vëzhgojnë

0
19

Një objekt misterioz në formë cigareje është vërejtur duke kaluar me shpejtësi të madhe përgjatë sistemit tonë diellor vitin e kaluar.

Ky objekt mund të jetë një objekt i dërguar nga jashtëtokësorët për të njohur planetin tonë, Tokën. Kështu kanë deklaruar astronomët e Universitetit të Harvardit.

Sipas tyre  ‘Oumuamua’, që në gjuhën e Hawaiit do të thotë ‘një i dërguar që vjen nga e kaluara e largët’ mund të jetë dërguar qëllimisht drejt hapësirës së planetit tonë nga një civilizim jashtëtokësorësh.

Ky objekt u zbulua në tetor të vitit të kaluar përmes teleskopit ‘Pan-STARRS 1’ i vendosur në Hawaii. Që prej zbulimit të tij, shkencëtarët janë munduar që t’i shpjegojnë karakteristikat e tij të çuditshme dhe prejardhjen e saktë, pasi që në fillim shkencëtarët e quajtën atë kometë dhe pastaj asteroid, para se përfundimisht ta vlerësonin si objekt të një lloji të veçantë, një kategori e re e objekteve ‘ndër-yjore’.

Një publikim i ri nga shkencëtarët e Qendrës së Harvardit për Astrofizikë lë të hapur mundësinë që objekti me formë të zgjatur, i cili është 10 herë më i gjatë sesa i gjerë dhe i cili lëvizte më shpejtësi prej 190 mijë miljesh në orë, mund të ketë origjinë artificiale, që nënkupton se ndoshta nuk është krijuar natyrshëm.

Teoria mbështetet në shejtësinë e jashtëzakonshme të objektit si dhe në ndryshimet e befta të shpejtësisë gjatë lëvizjes për sa kohë qëndroi në sistemin tonë diellor (deri në në janar).

‘Duke pasur parasysh një origjinë të mundshme artificiale, ka mundësi që ‘Oumuamua’ të jetë një burim drite që lëviz në hapësirën yjore si një pjesë e ndarë e një pajisjeje të avancuar teknologjike’, shkruhet në sudimin e publikuar nga Abraham Loeb, profesor i astronomisë, dhe Shmuel Bialy, një ligjërues akademik.

Loeb ka publikuar katër libra dhe më tepër se 700 punime shkencore për çështjen e vrimave të zeza, të ardhmen e Gjithësisë, kërkimet për jetë jashtëtokësore dhe yjet e vjetra, shkruan ‘CNN’.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj