Këngëtarja shqiptare i habit të gjithë: S’kam nevojë për burrë, paguaj vetë dhe kam aeroplan privat

0
407

Është padyshim një nga këngëtaret me origjinë shqiptare më të suksesshme në botë, e njohur edhe si një tekst shkruese e disa prej hiteve më të njohur të kënduar nga Eminem, Rihanna, Nicki Minaj, David Guetta, etj.

Bebe Rexha është parë sot duke u ngjitur në bordin e një avioni privat, me të cilin është nisur për të marrë pjesë në spektaklin e madh të Victoria’s Secret.

Madje këngëtarja ka zgjedhur që të pozojë për një foto pikërisht në shkallët e avionit dhe më pas atë e ka publikuar në rrjetet sociale me një përshkrim shumë interesant.

“S’kam nevojë për një mashkull. Paguaj vetë për të gjitha”, ka shkruar Bebe.

Ajo bashkë me shqiptaren tjetër, njëkohësisht miken e saj Rita Ora do të perfomojnë në spektaklin e këtij viti të Victoria’s Secret.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here