Marrin fund radhët e gjata, dy shërbime të reja tashmë do t’i përfitoni direkt nga shtëpitë tuaj

0
329

Në portalin qeveritar e-albania janë shtuar edhe dy shërbime të reja për shqiptarët që jetojnë dhe punojnë jashtë. Në faqen e saj zyrtare e-albania ka njoftuar se nëpërmjet tij shqiptarët që jetojnë jashtë mund të aplikojnë për:-Aplikim për Vërtetim mbi Verifikimin e Gjendjes Gjyqësore (Dëshmi Penaliteti) -Aplikim për Vërtetim mbi Verifikimin e Lejes së Drejtimit për Denoncim ose Konvertim

Më hollësisht; për aplikimet për Dëshmi Penaliteti dhe vërtetim për verifikim patente përdoruesit e portalit pas plotësimit të formularit dhe autorizimit të nënshkruar për kryerjen e verifikimeve të nevojshme nga përfaqësues të ambasadës ose konsullatës, njoftohen se aplikimi është pranuar. Aplikuesit informohen me anë të e-mail-it për kryerjen e procedurave të mëtejshme.

Dokumentet e mësipërme, për të cilat aplikuesit janë të interesuar, dërgohen me postë, në adresën e shënuar nga vetë ata brenda harkut kohor dyjavor. Deri më sot kanë qenë dhe do të jenë funksionale shërbimet elektronike që iu mundësonin shqiptarëve që jetojnë në Itali për të kryer aplikime për marrjen e vërtetimeve për certifikatë personale dhe familjare, dy dokumente mjaft të rëndësishme për një sërë procedurash të mëtejshme.

Përveç shqiptarëve që jetojnë në Itali, shërbimin e përfitojnë edhe shqiptarët që jetojnë në: Austri; Bullgari; Republiken Çeke; Hungari; Kosovë; Kroaci; Japoni; Mal të Zi; Rumani; Sllovaki; Zvicër dhe Turqi.

Qytetarët e interesuar mund të aplikojnë online për të marrë më pas, nëpërmjet shërbimit postar, vërtetimin e certifikatës së lindjes dhe vërtetimin e certifikatës familjare. Pas verifikimeve të nevojshme të kryera nga përfaqësues të ambasadës ose konsullatës, aplikanti ftohet më pas të ndjekë procedurat për të kryer pagesën dhe për të dërguar mandatin origjinal me postë. Kthimi i përgjigjes kryhet me e-mail tek qytetari dhe njoftohet gjithashtu për dërgimin e vërtetimit të certifikatës së lindjes dhe të certifikatës familjare me postë në adresën e qytetarit.

E-Albania gjatë 2018-s numëron 162 540 përdorime të shërbimeve konsullore, të cilat i kryeson si i përdorur më shumë shërbimi: Aplikim për pasaportë dhe kartë identiteti. Mesatarisht çdo muaj kryhen mbi 5 aplikime tek këto lloj shërbimesh dhe me hyrjen në funksion të shërbimeve të reja pritet një shtim i numrit të përdoruesve nga radhët e qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë kufijve tanë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here