Masakra SHBA, ish-marinsi i dekoruar, autor i masakrës

0
563
Sulmuesi që masakroi 12 njerëz e plagosi dhjeta të tjerë dje në një bar me muzikë në jug të Kalifornisë, është identifikuar si një ish-marins i dekoruar i ushtrisë amerikane.
Ian Long, 28, hapi zjarr ndaj turmës në barin Borderline Bar and Grill të mërkurën në ora 11.20 të darkës dhe më pas vrau veten. Në prill të këtij viti ai ishte vlerësuar si mendërisht i shëndetshëm, pas një incidenti në shtëpinë e tij.
 Motivet që e shtynë atë mbeten të paqarta por fqinjët thonë se vuante nga simptomat e stresit post-traumatik nga eksperienca e luftës, e njohur ndryshe si PTSD. Ai ka shërbyer në Afganistan në vitet 2008 deri në 2013, kur dhe është shkarkuar, pasi ka marrë 10 medalje lavdërimi.
Të mbijetuarit thonë se vrasësi dukej sikur e dinte mirë atë që po bënte, teksa qëllonte vazhdimisht me automatikun e tij  Glock 45.
Teksa dhjetra njerëz vraponin për jetën e tyre dhe përdornin stolat për të thyer xhamat e dritareve për të dalë, Long vazhdonte të qëllonte dhe hidhte granata tyi për të ngatërruar njerëzit.
Kur policia erdhi në skenë disa minuta më vonë, Long vrau njërin prej tyre e më pas qëlloi ndaj vetes.
Kur arritën forcat speciale SWAT ai kishte vdekur.
Në prill në shtëpinë e tij u thirr policia për një trazirë. Lond po vepronte në mënyrë irracionale dhe një ekspert mjekësor erdhi për të vlerësuar shëndetin e tij mendor. Ai mendoi se nuk kishte nevojë për shtrim në spital.
Një zëdhënës i Marinsave nuk pranoi të shpjegonte arsyet e shkarkimit të Long. Blake Winnett, i cili pretendon se ka ndarë një apartament me të në 2014 tha për The New York Post se ishte një vetmitar, që kërcente vetëm në garazhin e shtëpisë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here