Ndryshimet në Ministrinë e Brendshme, reagon Ambasada e SHBA për situatën: Ja çfarë presim

0
19

Ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh të qartë për politikën shqiptare, duke nisur nga reforma në drejtësi dhe deri tek ‘fati’ i Ministrisë së Brendshme. Përmes një postimi në ‘Facebook’ ambasada ka përgëzuar vendin tonë për luftën e deritanishme kundër krimit të organizuar.

Po ashtu ambasada e SHBA-ve thekson se: “Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme”.

Kujtojmë se pas dorëheqjes së Fatmir Xhafajt nga posti i ministrit të Brendshëm, Rama propozoi emrin e Sandër Lleshit. Por ky i fundit nuk u dekretua nga presidenti Meta. Ndërkohë, Rama nuk u tërhoq, duke propozuar Lleshin zv/ministër të Brendshëm, i cili u emërua zyrtarisht nga Kuvendi në këtë post, por me kompetencat e ministrit.

“—-️ | Përgjatë muajve të fundit, jemi inkurajuar nga përparimi që kemi parë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në Shqipëri – rezultat i drejtpërdrejtë i punës së bërë nga autoritetet shqiptare, veçanërisht oficerëve të policisë dhe prokurorëve, të cilët luftojnë për drejtësi të vërtetë për të gjithë shqiptarët. Ka ende punë për të bërë dhe presim që këto përpjekje jo vetëm të vazhdojnë, por edhe të shtohen. Një Ministri e Brendshme plotësisht funksionale është një element kyç për të siguruar vazhdimësinë e këtyre përpjekjeve dhe rezultateve të deritanishme. Qeveria e SHBA qëndron e gatshme për të punuar me partnerët tanë shqiptarë. Ne do të ofrojmë asistencë kudo që të jetë e mundur për të ndihmuar mposhtjen e krimit të organizuar e korrupsionit, për të vazhduar përparimin e reformës në drejtësi, dhe për të siguruar sundimin e ligjit për popullin shqiptar.”, thuhet ne mesazhin e ambasades.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj