Përplasën për vdekje babë e bijë, arrestohet ish-kryetari i Komunës i denoncuar për favore seksuale (EMRI+FOTO)

0
296

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës ku dy persona kanë humbur jetën.Atë e bijë ishin duke ecur në trotuarin e qytetit kur dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre ka humbur kontrollin.Ata janë përplasur për vdekje nga automjeti në fjalë ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.Viktimat janë Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij, P. Hoxha, 6 vjeç.Atë e bijë kanë gjetur vdekjen në një prej rrugëve në afërsi të Unazës së qytetit.

Më tej mësohet se njërën nga makinat e drejtonte Petrit Kupe, tashmë i shoqëruar nga policia. Po ashtu i shoqëruar është dhe Lorenc Pallashi, që po ashtu dyshohet se ka qenë shkaktar në aksident.

Petrit Kupe është ish-kryetari i Komunës së Libonikut, tashmë është administrator i Ujësjellës Kanalizime në Maliq.

Po ashtu gjatë kohës që ai ka qenë kryetar komune, është denoncuar nga një punonjës për favore seksuale në këmbim të një vendi pune.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj