Vrasja e Kacifas. Artan Hoxha sulmon ashpër Metën: Ja çfarë duhej të bënte

0
17

I ftuar në Report Tv gazetari investigative Artan Hoxha ka sulmuar ashpër presidentin e vendit Ilir Meta. Ai u shpreh se presidenti Meta duhej të kishte kërkuar mbledhje urgjente të parlamentit dhe jo të zgjidhte heshtjen lidhur me këtë ngjarje.

Si ka mundësi që presidenti i republikës Ilir Meta, që nuk lë mal e kodër pa shkelur, ka heshtur për këtë ngjarje, nuk flet. Kryeministri që reagoi në fillim dhe u akuzua se e tejkaloi…Nuk ka reaguar. Ministri i Jashtëm, Ministri i Mbrojtjes, asnjë prej këtyre nuk ka reaguar. Sa shqiptarë më kanë marrë sot, ore çfarë po ndodh, ç’është kjo që bëhet në Shqipëri…

Shefi i opozitës nuk thotë asnjë fjalë, sot ka heshtur, nuk e ka thënë asnjë fjalë të vetme. Të flasë, të qetësojë njerëzit. Presidenti Ilir Meta të kërkonte mbledhjen e Këshillit të Sigurisë. Të kërkohej mbledhja urgjente e parlamentit”, deklaroi Hoxha.

PËRGJIGJU

Shkruani komentin tuaj
Vendosni emrin tuaj