Pagesat e prapambetura; Franca sekuestron avionin me pasagjerë të Ryanair

0
792
Një nga avionët e kompania më e madhe ajrore evropiane e cmimeve ekonomike Ryanair është bllokuar sot nga autoritetet franceze me të gjithë 149 pasagjerët në bord, prej një pagese të prapambetur.
Fluturimi 1782 i Ryanair niste nga Stansted në Londër drejt Bordeaux në jug të Francës, por autoritetet franceze detyruan të ulej Boeing 737, duke prishur planet e pasagjerëve që kishin prerë biletë kthimi në Britani.
Pasagjerët u informuan më tej se çështja kishte të bënte me një borxh të papaguar të kompanisë prej 500 000 euro, në lidhje me një çështje të dhjetë viteve më parë.
 Pasagjerëve iu dha në aeroport nga një biletë 5 euro për ushqim teksa pritej avioni zëvendësues nga Stansted.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here