U akuza për falsifikim dhe nepotizëm, gjykata shpall të pafajshme kryebashkiaken

0
496

Virginia Raggi, kryetare e bashkisë së Romës është shpallur e pafajshme nga Gjykata në seancën e zhvilluar këtë të shtunë në kryeqytetin Italian. Raggi akuzohej për falsifikim të akteve publike në procesin hetimor kundër shefit të kabinetit të saj, Raffaelle Marra, i akuzuar për abuzim detyre duke emëruar vëllain e tij në postin e Drejtorit të Departamentit për Turizmin në Bashkinë e Romës. Prokuroria e Romës përfshiu në hetimet e saj dhe kryebashkiaken Raggi duke kërkuar 10 muaj burg për falsifikim aktesh publike në emërimin e këtij posti të rëndësishëm në administratën e Romës. Vetë kryebashkiakja ka qenë e pranishme në procesin gjyqësor në ngarkim të saj, ku është dhënë vendimi se “falsifikimi për të cilin akuzohet Virgjinia Raggi nuk përbën krim.” Nuk është ndalur të komentojë titullarja e institucionit të bashkisë së Romës pas këtij procesi.

“Vendimi i sotëm hedh poshtë dy vite baltë që janë hedhur ndaj meje”, ishte komenti i parë i kryebashkiakes Raggi, e cila shtoi se do eci përpara me kokën lart në Romë, në këtë qytet të dashur për të e për banorët e tij. Kam bërë gjithçka me korrektësi e transparencë, tha ajo, e në të mirë të qytetit. Besoj në punën time e në impenjimin konstant ndaj një projekti të nisur më 2016 kur m’u besua drejtimi i qytetit që adhuroj.”
Ndaj vendimit të gjykatës së Romës është shprehur i kënaqur dhe zëvëndëskryeminstri e lideri i 5 Yjeve Luigi Di Maio, i cili në një postim në facebook shkruan: “Forca Virginia. I kënaqur se të kam mbrojtur e të kam besuar gjithmonë.”
Gjithashtu dhe aleati qeverisës i 5 Yjeve, Matteo Salvini, ka komentuar se “pafajësia e kryetares së bashkisë së Romës, Virgjinia Raggi është një lajm i mirë. Është e drejtë që qytetarët të gjykojnë administrimin e qytetit në bazë të cilësisë së jetës e jo të hetimeve boshe si rezultuan në këtë rast.”

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here