Haradinaj nuk zmbrapset nga Lista Serbe: Tarifa tregtare edhe mund të rritet

0
489
Kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se qëndrimi i Listës Serbe se mund të dalë nga koalicioni qeverisës pas vënies së taksës prej 10% është shprehje e vullnetit të tyre, por shton se kjo taksë edhe mund të rritet, pasi është pyetur se nëse mund të shfuqizohet vendimi i marrë.
“Sa i përket Listës Serbe është qëndrim i vullnetit të lirë të tyre politikë. Agjenda e Kosovës vazhdon. Është thënë, është thënë…për taksën, por edhe mund të rritet taksa mund të bëhet më e lartë”, ka shtuar ai.
Këto komente i bëri pas takimit që ka pasur së bashku me ministrat  e kabinetit qeverisës me Komisioni n Parlamentar për Legjislacion
Ai tha se procesi i liberalizimit të vizave nuk është anuluar, por që vështirësitë janë për të hyrë në agjendë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here