Banorët që preken nga ndërtimi i Unazës së Re peticion Ramës, Veliajt dhe Metës, ja çfarë i shkruajnë (Dokumenti)

0
362

Banorët e zonës së ‘Astirit’ në Tiranë, të cilët prej ditësh po protestojnë për pronat e tyre, pasi do të shemben për ndërtimin e “Unazës së Madhe”, i kanë drejtur një peticion kryeministrit Edi Rama, kryebashkiakut Erion Veliaj si dhe presidentit Ilir Meta.

Në letrën drejtuar krerëve më të lartë të shtetit, qytetarët kërkojnë që të mos nxirren në mes të katër rrugëve, pa u dëmshpërblyer dhe dëmshpërblimi të jetë 100% me vlerën e tanishme të tregut.

Më tej banorët kerkojnë që të dëmshpërblehen në mënyrë të barabartë si ata që kanë legalizuar dhe si ato që nuk kanë legalizuar, sepse kanë 25 vite që jetojmë dhe kanë dhënë kontributin e tyre në komunitet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here