DASH reagon ashpër për arratisjen e Gruevskit, ja paralajmërimi i fortë

0
423

Departamenti i Amerikan i Shtetit ka reaguar për ish kryeministrin i Maqedonisë Nikola Gruevski, i cili ka kërkuar azil politik në Hungari.

Ai duhet të vuajë dënimin e tij me burg në vendin e tij, tha një zyrtar i Departamentit të Shtetit të SHBA për Politico.eu.”Nikolla Gruevski u dënua nga Gjykata për keqpërdorim të detyrës zyrtare me vendim të plotfuqishëm me dy vjet burg. Përveç kësaj, Gruevski gjykohet për katër akuza të tjera penale. Ne konsiderojmë se procedurat gjyqësore në Maqedoni duhet të vazhdojnë dhe Nikola Gruevski duhet të paraqitet para drejtësisë”, thotë përfaqësuesi i Departamentit amerikan të Shtetit.

Ndërkohë kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, gazetarin e televizionit hungarez “24”, e orientoi që përgjigjen rreth pyetjeve për statusin e Nikolla Gruevskit ta kërkojë tek avokatët.

“Ajo është çështje juridike, përgjigjen kërkojeni tek avokatët”, u përgjigj Orban, i pyetur rreth qëndrimit të Gruevskit në Hungari dhe kërkesën e tij për azil politik.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here