Gjermania investon tre miliardë euro në inteligjencën artificiale

0
512
Gjermania njoftoi se do të investojë tre miliardë euro deri në vitin 2025 për zhvillimin e aplikimeve të Inteligjencës Artificiale, ku kërkon të kthehet në një udhërrëfyes.
“Kjo shumë do t’i bashkohet investimit prej tre miliardë eurosh të bërë për të njëjtën periudhë nga sektori privat”, tha ministri i Ekonomisë Peter Altmaier gjatë një forumi qeveritar mbi këtë çështje.
“Me këtë strategji ne tregojmë qartësisht se ambicia jonë është që ta bëjmë Gjermaninë një vend të fuqishëm për inteligjencën artificiale”, deklaroi ai.
“Gjermania dhe Evropa duhet të bëhen qendra kryesore e inteligjencës artificiale”, theksoi edhe kancelarja gjermane, Angela Merkel në një intervistë për portalin “T-online”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here