Vazhdojnë dorëheqjet, një tjetër ministre njofton krejt papritur largimin e saj

0
352

“Unë nuk pretendoj se ka qenë një proces i lehtë, por deputetët duhet të mbështetin interesat kombëtare.”

Pas kësaj deklarate Esther McVey, Sekretare për Punën dhe Pensionet, ka dhënë sot dorëheqjen pas prezantimit të draft-marrëveshjes së arritur midis Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian për ‘Brexit’. McVey është anëtarja e dytë e qeverisë britanike që dorëhiqet brenda pak orësh, pas largimit të Dominic Raab, Sekretar për Brexit.

“Marrëveshja që ju prezantuat përpara kabinetit nuk nderon rezultatin e referendumit”, thuhet në letrën që McVey i ka dorëzuar kryeministres Theresa May.

Dokumenti i ‘divorcit’ Britani-BE përmban 585 faqe dhe në Parlament ka nisur diskutimi. May e ka mbrojtur marrëveshjen e pa nënshkruar ende, se mbron interesat e brianikëve.

Ndërkohë, mediat kanë raportuar edhe për dorëheqjen e mundshme të dy ministrave të tjerë, por deri më tani ky lajm nuk është konfirmuar zyrtarisht.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here