E bujshme/Televizioni maqedonas jep detajet tronditëse: Gruevski fshihet në këtë zonë të Shqipërisë

0
373

Vijon të jetë ende një mister arratisja e ish-kryeministrit të Maqedonisë Nikolla Gruevksi, pas dënimit të tij me dy vite burg për korrupsion. Së fundi ka qenë media maqedonase “Televizioni news 24” ai që transmeton një informacion vërtetë të bujshëm.

Sipas tyre Gruevski ka qëndruar deri mbrëmë në territorin shqiptar, në zonën midis Vlorës dhe Sarandës dhe më pas në orët e para të mëngjesit të sotëm është arratisur me skaf në drejtim të Greqisë, me destinacion final Turqinë.

Televizioni i madh maqedonas pretendon se Gruevski ka marrë garanci se në Turqi do t’i ofrohet azil.

Vërtetësia e këtij informacioni të publikuar nga “24 News TV” e Maqedonisë mbetet për t’u konfirmuar megjithatë lajmi ka rënë si rrufe në qiell të hapur pasi televizioni në fjalë është një ndër më të mëdhenjtë dhe të më të besueshmit në Maqedoni.

Ndërkohë Policia e vendit tonë ka dhënë dje një deklaratë, ku shprehej se Gruevski ka dalë nga vendi ynë në datën 11 nëntor nga pika e kalimit kufitar të Hanit të Hotit dhe ndaj tij nuk kishte një urdhër ndalimi.

“Shtetasi Nikola Gruevski më datë 11.11.2018, rreth orës ora 19:11, ka dalë nga territori i Republikës së Shqipërisë nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit në drejtim të Malit të Zi, si pasagjer në automjetin me targë CD1013A, në pronësi të Ambasadës Hungareze në Tiranë.

Në datën 11.11.2018 për shtetasin Nikola Gruevski nuk ka patur asnjë njoftim në kufi apo shpallje si person në kërkim.

Interpol Shkupi në datë 13.11.2018, rreth orës 19.35 i ka dërguar Interpol Tiranës njoftimin për shpallje në kërkim ndërkombëtar për këtë shtetas”, sqaronte Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here