Gjykata dënon ish-juristin e CEZ, Romeo Kara: Drejtësia vijon të jetë e kapur nga Sali Berisha

0
422

Gjykata e Tiranës ka shpallur ditën e djeshme fajtor për shpifje ish-juristin e CEZ Romeo Kara. Gjykata e ka cilësuar fajtor dhe e ka dënuar me 500 mijë lekë të vjetra Romeo Kara për deklaratën e bërë në rrjetin social “Facebook” në vitin 2017, ku shkruante se djali i ish-kryeministrit Sali Berisha ka bërë trafik droge. Ai është dënuar me gjobë për veprën penale ‘Shpifje e kryer botërisht”, e parashikuar nga Neni 120/2 i Kodit Penal. Por në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë Rome Kara, i cili u shpreh se vendimi ka ardhur në kushtet, kur sipas tij, drejtësia vijon të jetë e kapur nga ish-kryeministri Sali Berisha.

“Siç kam paralajmëruar muaj më parë, vegla e bindur e Sali Berishës, gjyqtari Ahmet Metalija, sot në kundërshtim me ligjet e vendit, vendimet e Gjykatës së Strasburgut dhe të Gjykatës së Lartë, me shpalli fajtor për shpifje ndaj Shkëlzen Berishës, lidhur me thënien: a e mban mend kur çoje heroinën në Vlorë tek vila e Landit të Jasharit? Në mënyrën më të pacipe, unë deklarohem fajtor, për një thënie në vitin 2017 të cilën unë e huazova nga një intervistë televizive të dhënë nga Izet Haxhiaj në vitin 2014. Edhe pse unë nuk jam burimor i kësaj thënieje, përsëri gjykatësi i Sali Berishës me deklaroi fajtor”, deklaroi ai.

Më tej Kara jep edhe argumente të tjera, duke shprehur rezerva ndaj vendimit të dhënë nga gjykata për të. “Edhe pse u paraqitën të gjitha referimet e duhura nga Gjykata e Lartë, me të cilat për ironi të fatit ka fituar pafajësinë vetë Sali Berisha kur është akuzuar për shpifje, unë përsëri u deklarova fajtor. Edhe pse unë paraqita 13 faqe konkluzione, unë përsëri u deklarova fajtor vetëm një minutë pas paraqitjes së tyre, pra fare pa u lexuar ato. Gjykatësi i Saliut, kërkon që brenda 6 muajsh nga marrja e formës së prerë të vendimit, unë të paguaj 500 mijë lekë, pra unë të mos kem as të drejte të ushqehem, pasi bazuar në të ardhurat e mija, kjo është e pamundur. Ky është çmimi i kërkimit të drejtësisë. Ky është çmimi i kallëzimeve penale që unë bëra karshi kryekusarit Berisha lidhur me korrupsionin dhe vjedhjen CEZ. Ky është çmimi i lirisë për të folur dhe dhënë opinionin tënd sot, në një vend të ashtuquajtur demokratik. Ky është çmimi për të thënë të vërtetën, apo për të përsëritur edhe të vërtetat publike”, nënvizoi Romeo Kara në një reagim në rrjetet sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here