Hungaria: Shteti e autoritetet hungareze nuk kanë ndihmuar Gruevskin të ikë nga Maqedonia

0
443
Qeveria e Hungarisë njoftoi sotn se gjatë arratisjes nga Maqedonia, Nikolla Gruevski nuk është ndihmuar as nga shteti dhe as nga autoritetet hungareze, ndërsa shton se nuk jep detaje derisa të përfundojë procedura për azil.
“Kundërshtojmë pohimet të paraqitura në media – as shteti hungarez, as autoritetet hungareze nuk e kanë ndihmuar Gruevskin ta lëshojë Maqedoninë. Në pajtim me ligjet hungareze dhe praktikën ndërkombëtare, derisa të përfundojë procedura autoritetet hungareze nuk mund të japin informacione shtesë në lidhje me procedurën për azil. Megjithatë potencojmë se Nikolla Gruevski është në Hungari në pajtim me ligjet”, thonë nga kabineti i kryeministrit hungarez
Prej atje edhe një herë përsëritën se Nikolla Gruevski kërkesën për azil e ka dorëzuar në një ambasadë të huaj të Hungarisë. Ndërsa për shkak të çështjeve të sigurisë dhe për shkak se ai për 10 vite ka qenë kryeministër, autoritetet hungareze kanë mundësuar që intervista për azil të bëhet në Budapest.
Komunikatës së Qeverisë së Hungarisë, sot i parapriu konferenca e kryeministrit të Maqedonisë Zoran Zaev, i cili ftoi Gruevskin dhe Hungarinë që të tregojnë nëse ish-kryeministri e ka lëshuar me vullnet Maqedoninë ose është kidnapuar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here