“Më erdhi një çek i bardhë”, një ditë pas dorëheqjes së bujshme rrëfehet Taulant Muka: Më thanë plotësoje sa do dhe mbylle gojën

0
424

Një ditë më parë, Taulant Muka dha dorëheqjen nga posti i zv/ministrit të Arsimit, pozicion që iu ofrua nga vetë kryeministri Edi Rama rreth dy javë më parë, pas dorëheqjes së Ervin Demos.

Ndonëse fillimisht Muka u përball me një lumë kritikash, duke pranuar postin e zyrtarit që me denoncimet e tij për plagjiaturë e detyroi të jepte dorëheqjen, ai u largua nga Ministria e Arsimit, pasi e  ka konsideruar të papranueshëm modelin e punës në Ministrinë që drejtohet nga Lindita Nikolla.

Ai ka këmbëngulur se këtë post nuk e mori për pushtet, por për të reformuar sadopak sistemin arsimor në Shqipëri, që sipas tij është në gjendjen më të keqe në histori. Në një intervistë për “Kafein”, Muka ka rrëfyer edhe një histori të tij kur ishte pjesë e protestave nga lëvizja studentore në Shqipëri, disa vite më parë dhe se dikush u kishte ofruar një çek të bardhë për ta plotësuar me qëllim që “të mbyllte gojën”.

“Po them një informacion që nuk e kam ndarë me askënd. Kur kam qenë në vit të katërt apo të pestë në mjekësi, kur studioja në Shqipëri, isha pjesë e protestave të lëvizjes studentore për reformën në sistemin arsimor dhe u bë edhe si luftë kundër dekanit në atë kohë. Mua më erdhi një çek i bardh në atë kohë për tu plotësuar nga një person i caktuar, më tha plotëso dhe mbylle gojën, ndërkohë në atë kohë prindërit e mi kishin borxhe, dhe unë e grisa çekun e bardhë. Dua të them me këtë se nuk kam ardhur për të marrë lek dhe nuk e shikoja këtë pozicion për pushtet, por si mundësi për arsimin e lartë, që mendoj se është drama dhe plaga më e madhe e shoqërisë shqiptare”, u shpreh Muka.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here