“Na ka shpëtuar Zoti”, flasin klientët e lokalit ku ndodhi vrasja në Shkodër, tregojnë tmerrin që panë me sy

0
356

Dita në merkatën e Rusit në Shkodër, vendi ku u vra Fatos Ferracaku më 10 nëntor dhe u plagos Fatmir Mehaj, ka nisur normalisht. Tregtarët që shesin prodhimet e tyre janë rikthyer duke vijuar aktivitetin për të siguruar të ardhurat për familjet e tyre.

Vendi ku ndodhi vrasja ne Shkoder
Por shumë prej atyre dëshmitarëve që u ndodhen në momentin e ngjarjes, nuk pranojnë të kenë parë asgjë. Tregtarët ndihen të trembur dhe të tmerruar dhe mohojnë që të kenë parë ngjarjen.

Madje, shumë prej dëshmitarëve thonë se nuk e kanë njohur fare as Fatos Ferracakun që mbeti i vrarë dhe as Fatmir Mehajn, edhe pse që të dy çdo ditë shisnin peshk te merkata e Rusit, vendi ku ndodhi ngjarja e rëndë.

 

Ndërkaq, në lokalin ku ndodhi ngjarja, klientët e përditshëm kanë vijuar të pandikuar nga krim i djeshëm. Shenjat e plumbave në pjesët metalike të kafenesë apo edhe në tokë janë të dukshme. “Na ka shpëtuar Zoti”, tha njëri prej tyre, por pa dashur që ta zgjasë më shumë apo aq më tepër që të identifikohet me emrin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here